ShowBiz
Meghan Markle flet për bullizmin në internet gjatë shtatzënive të saj
Demokracia
10:09 | 09 Mars 2024

Share:

Meghan Markle ka folur për komentet negative online, që kanë shkuar deri në bullizëm gjatë periudhave të ndryshme të shtatzënisë me fëmijët e saj, Archie dhe Lili.

“Bullizmi dhe abuzimi që po përjetoja në rrjetet sociale dhe online kur isha shtatzënë me Archie dhe (më pas) me Lili – dhe pasi ata lindën ishte mizor. Si mund ta bëjë dikush diçka të tillë?”, u shpreh ajo në panelin e SXSW, ku dukesha e Sussex diskutoi rreth kësaj tematike me Brooke Shields, Katie Couric dhe Nancy Wang Yuen.
Meghan Markle flet për bullizmin në internet gjatë

GETTY

Markle solli në jetë princin Archie ndërsa ishte ende anëtare e familjes mbretërore. Archie lindi në maj të vitit 2019. Ndërsa princesha Lilibet lindi dy vite më vonë, kur dukesha ishte shpërngulur në Kaliforni dhe kishte hequr dorë nga detyrat mbretërore.

Meghan Markle flet për bullizmin në internet gjatë

GETTY

Markle ka folur edhe më parë për sulmet dhe gjuhën e urrejtjes online. Gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey, në vitin 2021, ajo u shpreh: “Shiko, unë ndihesha shumë e turpëruar që ta thoja askohe dhe ndihem ende kur pranoj përballë Harry-t, sepse e di se sa shumë humbje ai ka pësuar…por nuk doja të isha gjallë (atëherë)”, u shpreh Meghan.

Të ngjashme