Lajme
Megaskandali Berishaj| Selmanaj: Kurti e Osmani sillen sikur nuk po ndodhë asgjë
Demokracia
20:59 | 10 Janar 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka hedhur disa dyshime midis marrëdhënies mes ambasadorit Martin Berishaj dhe kryeministrit Albin Kurti.

Selmanaj përmes një postimi në “Facebook” tha se në mediat sllovene e ato kroate flitet se fushata elektorale e Albin Kurtit është financuar nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë, përmes Ambasadorit Berishaj.

“Herë mediet sllovene e herë ato kroate në ballinat e tyre e kanë ambasadorin Martin Berishaj dhe Kryeministrin Albin Kurti. Jo për ndonjë lajm të mirë, por aty hidhen dyshime se përmes ambasadorit Berishaj, është financuar fushata elektorale e Albin Kurtit, nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Selmanajt, pa ndërhyrje:

Herë mediet sllovene e herë ato kroate në ballinat e tyre e kanë ambasadorin Martin Berishaj dhe Kryeministrin Albin Kurti. Jo për ndonjë lajm të mirë, por aty hidhen dyshime se përmes ambasadorit Berishaj, është financuar fushata elektorale e Albin Kurtit, nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë.

Përkundër që vendet mike i kanë hy një hetimi dhe hulumtimi mbi këtë aferë ballkanike, Presidentja dhe Kryeministri sillen sikur nuk po ndodh asgjë.

Mos u befasoni kur ta kuptoni se këta që shiten si ç’kapësit e shtetit janë pikërisht ngulfatësit e egër të saj!

Të ngjashme