Të arrestuarit ose të ndaluarit akuzohen ndër të tjera për tentativë vrasjeje, shoqërim mafioz, zhvatje dhe trafik droge.
Karabinierët nisën një bastisje të martën duke synuar 183 anëtarë të mafia-s në Palermo, me qëllim të shpërbërjes së klaneve që vepronin në qytetin sicilian.
Rreth 1 mijë e 200 anëtarë të forcës policore u mobilizuan për këtë operacion masiv të koordinuar nga zyra e prokurorit të Palermo-s, thanë Karabinierët në një deklaratë.
Të arrestuarit ose të ndaluarit akuzohen ndër të tjera për tentativë vrasjeje, shoqërim mafioz, zhvatje dhe trafik droge.
“Operacioni, i cili përfshiu edhe qytete të tjera italiane, ka për qëllim çmontimin e klaneve mafioze në Palermo dhe rrethinat e tij”, thuhet në deklaratën e Karabinierëve.
Sipas të përditshmes Il Corriere della Sera, hetimi zbuloi gjithashtu se disa bosë të mafias të burgosur kishin koduar telefona celularë të futur kontrabandë në qelitë e tyre, duke i lejuar ata të transmetonin urdhrat e tyre jashtë dhe të menaxhonin operacionet e tyre të ndryshme të trafikimit.
Mafia siciliane, e njohur si Cosa Nostra, është një nga degët e krimit të organizuar në gadishull, së bashku me mafian napolitane, Camorra dhe mafian kalabreze, ‘Ndrangheta.
Të ngritura në jug, këto organizata gëlojnë të gjithë gadishullin dhe gjithashtu kryejnë operacionet e tyre ndërkombëtarisht, nga Evropa në Amerikë.
Pavarësisht goditjeve të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, mafia italiane grumbullon miliarda euro në aktivitete të ndryshme si turizmi dhe mashtrimi i TVSH-së, për të mos përmendur aktivitetet e tyre më tradicionale si trafiku i drogës.