Lajme
Megadelegacioni i Presidentes në Finlandë: 6 këshilltarë, 1 udhëtim shtetëror
Demokracia
17:57 | 24 Prill 2025

Share:

Zyrtarët më të lartë  shtetëror nuk po kursejnë as në përbërje delegacionesh për takime zyrtare jashtë vendit, shkruan Demokracia.com.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, dhe bashkë me të siç duket edhe pothuajse i gjithë kabineti i saj.

Delegacioni që e shoqëron Presidenten përbëhet nga gjashtë persona, të gjithë pjesë e stafit të saj të ngushtë, duke e kthyer vizitën shtetërore në një ekspeditë të vogël presidenciale.

Në fotografitë zyrtare të publikuara nga Finlanda, vërehen të gjithë të rreshtuar me krenari në tapetin e kuq, duke konfirmuar se udhëtimi është institucional por edhe i bollshëm. /Demokracia.com/

Të ngjashme