Lajme
‘Mefi’ pas raportimeve se familjari i tij e ka punësuar vajzën, djalin dhe çikën e axhës: Nuk kam asnjë lidhje me Jaha Zenelin
Demokracia
18:54 | 14 Qershor 2024

Share:

Sot është raportuar lidhur me punësimin e disa familjarëve të Jaha Zenelit, personit që publikisht thirrej se e ka nip deputetin Mefail Bajqinovci.

Menjëherë pas këtij raportimi, ka reaguar deputeti Bajqinovci. Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.

Nepotizmi kalon fuqishëm: Familjarit të Mefit i punësohen vajza, djali dhe çika e axhës në burgun e Prishtinës

Bajqinovci ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara.

“Pas punësimit të vëllaut nga mediat, që gjendet në Kanada, sot portalet e kanë përmendur emrin tim kinse janë familjar të mi të punësuarit në Shërbim Korrektus. E vërteta është se personat e përmendur nuk janë fare as kushëri apo familjar të mi e as të afërt e as të largët. Lidhja ime e vetme me ta është se personi në fjalë është banorë i Kodrës së Trimave dhe Prishtinës. Vaj medet për këto lajme shpifëse e këtë mentalitet të të bërit lajm sa për të goditur pa asnjë argument. Ndërkaq, unë për këtë shpifje do t’i adresohem Këshillit të Mediave të Shkruara”, ka shkruar Bajqinovci.

Deputeti në fjalë nuk ka bërë ndonjë reagim tjetër lidhur me zyrtarin e lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili thirret për raporte familjare me të dhe ka punësuar 3 familjarë të afërt brenda një kohe të shkurtër në SHKK.

Të ngjashme