Lajme
Medvedev: Sanksionet nuk do të kenë ndikim në Moskë
Demokracia
09:39 | 25 Mars 2022

Share:

Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë dhe tani zëvendësshef i Këshillit shtetëror të Sigurisë, ka thënë se do të ishte “budallallëk” të besohet se sanksionet e Perëndimit kundër bizneseve ruse mund të kenë ndikim në Qeverinë në Moskë.

Perëndimi ka vendosur një mori sanksionesh ndaj Rusisë, dhe disa sanksione shënjestrojnë oligarkë rusë, që besohet se janë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Le të pyesim veten: A mund të kenë këta biznesmenë, qoftë edhe ndikimin më të vogël në udhëheqësinë e shtetit?”, ka thënë Medvedev në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, RIA.

“Po ju them hapur, jo, nuk ka mundësi”.

Mirëpo analistët besojnë se ndëshkimi i oligarkëve mund të funksionojë, pasi ata mund t’i bëjnë presion Putinit për të ndryshuar strategjinë.

Të ngjashme