Lajme
Medvedev kërcënon botën: Do të shihni tokën që digjet dhe çimenton të shkrihet
Demokracia
14:05 | 14 Shtator 2022

Share:

Kremlini njoftoi sot se ambiciet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO janë një kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe se për këtë arsye është i nevojshëm një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, siç e quan Moska pushtimin e vendit fqinj.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ideja e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO është një “kërcënim i madh” për Rusinë, gjë që “nënvizon rëndësinë dhe nevojën urgjente për të garantuar sigurinë dhe interesat tona kombëtare”.

Të martën, qeveria ukrainase prezantoi garancitë e sigurisë që i konsideron të nevojshme për vendin e saj pas përfundimit të konfliktit me Rusinë.

Plani u prezantua në Kiev të martën nga kreu i administratës së presidentit Andrij Jermak dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev i cili është bërë një nga avokatët më të zëshëm të luftës mes politikanëve në Rusi, tha se kërkesat e Ukrainës mund të rezultojnë në një “luftë të tretë botërore”.

Ai shtoi gjithashtu se nëse NATO shpreson të dobësojë Rusinë në këtë mënyrë, mund të presë të shohë “Tokën duke u djegur dhe çimenton duke u shkrirë”.

Të ngjashme