Puna e suksesshme e ish-përzgjedhësit të Sllovenisë U21 u vu re edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ish-trajneri i Sllovenisë U21, Primoz Gliha ka rritur përfaqësimin e trajnerëve sllovenë jashtë vendit, shkruan Demokracia.com.
Mediumi slloven, “Delo.si” raporton se Gliha ka pranuar ofertën e FFK-së dhe i është bashkuar stafit teknik të Kosovës U21 para dy ndeshjeve me Katarin në Doha.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi njeh punën e suksesshme të Glihas në stolin e Sllovenisë U21, e cila në vitet e fundit ishte pothuajse e pamundur të mposhtej, ani pse u përballë me Kombëtare si Anglia, Portugalia, Zvicra dhe Franca.
Gliha do të jetë anëtar i stafit teknik te Kosova U21, poashtu edhe përgjegjës për koordinimin e të gjitha zgjedhjeve tjera në piramidën e futbollit, përkatësisht në grupmoshat U15 deri në U21.
Gliha do të shoqërojë edhe zhvillimin e një projekti ambicioz për zhvillimin e futbollistëve të rinjë.
Sipas mediumit slloven, Gliha mund të largohet nga Kosova vetëm në rast se ka një ofertë më të mirë. /Demokracia.com