Kosova e ka nisur me humbje ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur nga Suedia në Prishtinë me rezultat 0:3, shkruan Demokracia.com.
Në lidhje me këtë ndeshje ka shkruar edhe mediumi kontravers serb “Kurir.rs”.
“Ibrahimoviq shkëlqeu në Prishtinë. Futbollistët e Suedisë mposhtën të ashtuquajturën Kosovë”, ka shkruar “Kurir.rs”.
Ndryshe, Kosova ndeshjen e ardhshme në këto eliminatore e luan të mërkurën ndaj Spanjës. /Demokracia.com