Sport
Mediumi maqedonas shkruan se Shkupin e pret “ferri” në Prishtinë, harron se kjo është ndeshje vëllazërore
Demokracia
13:26 | 24 Gusht 2022

Share:

Portali maqedonas, “sportmedia.mk” i ka kushtuar një shkrim të veçantë ndeshjes së nesërme që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërmjet Ballkanit e Shkupit, shkruan Demokracia.com.

Këto dy skuadra shqiptare takohen në ndeshjen kthyese e cila siguron pjesëmarrjen në fazën e Grupeve në Conference League derisa interesimi është i jashtëzakonshëm.

Sipas mediave nga Maqedonia, Shkupin e pret Ferri kjo pasi tash të gjitha biletat janë shitur, madje interesimi është aq i madh sa stadiumi nuk mund t’i përballoj gjitha kërkesat e tifozëve.

“Shkupin e pret “ferrin” në Prishtinë: Ballkani thuajse e shiti të gjithë stadiumin deri dje!”, është titulli i vendosur nga Sportmedia.mk”.

Ndeshja Ballkani – Shkupi luhet nesër nga ora 20:00 në Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme