Sport
Mediumi malazez paralajmëron sërish Buducnostit se e pret “ferri” në Prishtinë për ndeshjen me Llapin
Demokracia
15:55 | 13 Korrik 2022

Share:

Kanë mbetur më shumë se 24 orë deri në kohën kur Llapi dhe Buducnosti i Podgoricës do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Llapjanët e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina duan të përmbysin rezultatin (2:0) e ndeshjes së parë në kryeqendrën malazeze, shkruan Demokracia.com.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për këtë sfidë, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Batatina përmes llogarisë së tij në Facebook se deri më tani janë shitur 10 mijë bileta nga 13 mijë e 500 sa ka kapacitet stadium.

Mediumi malazez “Vijesti.me” ka paralajmëruar për herë të dytë klubin e Buducnostit se në Prishtinë e pret “ferri” për shkak se shumë tifogrupe nga Kosova, por edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë konfirmuar prezencën në stadium.

“Stadiumi i mbushur plot e pret Buducnostin në Prishtinë, grupe tifozësh po mbërrijnë nga të gjitha anët e Kosovës” – thuhet në titullin e artikullit të mediumit në fjalë, transmeton Demokracia.com.

Përballja ndërmjet Llapit dhe Buducnostit të Podgoricës luhet të enjten me fillim nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme