Sport
Mediumi kroat shkuan për suksesin e Ballkanit ndaj Shkupit: Rruga e tyre, afër fazës së grupeve
Demokracia
19:33 | 19 Gusht 2022

Share:

Mediumi kroat Index.hr ka shkruar për suksesin e Ballkanit ndaj Shkupit, duke treguar edhe rrugën e tyre deri më tani në Ligën e Konferencës.

Shkrimi fillon duke e njoftuar opinionin kroat ne Ballkanin, ku fillimisht shkruhet se është një klub nga Suhareka, një qytet i vogël me disa mijëra banorë në Kosovë. Ai është kampioni i vendit më të ri evropian, por kjo do të thotë pak për Ballkanin në hartën e futbollit të kontinentit.

Ata e nisën nga turi i parë paraprak i Ligës së Kampionëve, ku luajtën me lituanezët e Zalgiris. Pritej që Ballkani të kalonte tutje, por u eliminua vetëm pas kohës shtesë. Për këtë arsye kampioni i Kosovës ka rënë në preliminare të Ligës së Konferencës.

Ballkani nxjerr kundërshtarin me rezultat 10-0, por njërin edhe me penallti  

Ballkani shkëlqeu në mënyrë spektakolare në ndeshjen ndaj La Fiorita, shkruan Index.hr. Në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ata fituan nga rivali i tyre nga San Marino me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Kjo fitore u ndoq nga një kundërshtar shumë më i vështirë, si Klaksvik nga Ishujt Faroe, por Ballkani e përjashtoi me penallti në shtëpinë e tyre.

Mbetet tani vetëm play-offi, ku mund të bëhet klubi i parë kosovar në fazën e grupeve të kupave evropiane në histori.

Klubi i shqiptarëve nga Maqedonia dhe ai i shqiptarëve nga Kosova po luftojnë për sensacion

Shkupi është kampion i Maqedonisë, por siç dihet nga ndeshjet e tyre me Dinamon Zagrebin në Ligën e Kampionëve, praktikisht është një klub shqiptar, tifozët e të cilit vendosin simbolet e atij vendi dhe kanë pankarta në gjuhën shqipe.

Kështu, një klub i shqiptarëve nga Maqedonia dhe një klub i shqiptarëve nga Kosova po luftojnë për një çmim të madh sportiv dhe financiar.

Pas ndeshjes së parë, këta të fundit janë shumë më afër një suksesi të bujshëm sepse fituan 2-1 në “Tose Proeski Arena” të Shkupit.

Ky është një avantazh i madh për Ballkanin, të cilin nuk mund ta luajnë në stadiumin e qytetit të tyre të vogël, sepse kanë vend vetëm për 1500 shikues.

Prandaj Shkupin do ta presë “Fadil Vokrri” në stadiumin e Prishtinës, rreth 60 kilometra larg qytetit të tyre, shkruan Telegrafi.

E gjithë skuadra e Ballkanit vlen më pak se mbrojtësi i Hajdukut

Sipas Transfermarkt, i gjithë skuadra e Ballkanit vlen vetëm 3.9 milionë euro, që është 100 mijë më pak se vlera e vetëm mbrojtësit të ri të Hajdukut, Chidozie Awaziem.

Megjithatë, Ballkani modest tani është vetëm një hap larg milionave dhe suksesit të historisë së Kosovës, ndërsa Hajduku ka humbur 4-2 nda Villarrealit në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Të ngjashme