Mediumi kroat “Index.hr” raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Kroacinë, pas aksidentit të rëndë ku vdiqën 10 kosovarë.
Sipas këtij mediumi, Kurti dhe kryeministri kroat, Andej Plenkovic, do të takohen në ora 18:00, përcjell Demokracia.com.
Pas kësaj, ata pritet që së bashku të zhvillojnë një vizitë në spitalin rajonal të Slavonski Brodo, ku do të qëndrojnë pranë të lënduarve.
Lajmi do të përditësohet pas pak…/Demokracia.com/