Sport
Mediumi katalunas: Xavi mund të shkarkohet, këta janë tre kandidatët që mund ta zëvendësojnë
Demokracia
16:12 | 18 Tetor 2022

Share:

Klubi i futbollit Barcelona synon të zëvendësojë trajnerin Xavi Hernandez, pohon gazeta katalanase El Nasional, transmeton Demokracia.com.

Arsyeja janë rezultatet e këqija, pra humbja në El Clasico ndaj Real Madridit me 3:1 dhe fakti që Barcelona është afër eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sipas El Nacional, presidenti i “Blaugranës” Joan Laporta tashmë ka tre kandidatë që mund të zëvendësojnë Xavi.

I pari është gjermani Thomas Tuchel, i cili së fundmi u shkarkua nga Chelsea. Një tjetër emër është Marcelo Gallardo, i cili ka bërë të ditur se së shpejti do të largohet nga River Plate dhe opsioni i tretë është më pak realisti.

Bëhet fjalë për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ka kontratë deri në vitin 2026, por në Katalonjë shpresojnë që më herët t’i japë fund bashkëpunimit me skuadrën angleze.

Barcelona është në vendin e dytë me 22 pikë në La Liga, tri më pak se Real Madridi që është lider./Demokracia.com/

Të ngjashme