Sport
Mediumi katalunas lanson “bombën”: Messi dëshiron të kthehet te Barcelona, nisin negociatat
Demokracia
19:54 | 08 Gusht 2022

Share:

Barcelona ka pasur disa transferime të profilit të lartë këtë verë pasi zyrtarizoi ardhjen e Leëandoëskit, Rafinhas, Kounde, Kessie dhe Christensen, por katalanasit nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Objektivi i radhës është Lionel Messi, legjenda e klubit, i cili u largua nga klubi ku kaloi dy dekada verën e kaluar.

Siç raporton Radio Catalunya, negociatat kanë filluar seriozisht, por për nënshkrimin në vitin 2023. Sipas kreut të redaksisë sportive të kësaj radioje, Xavi Campos, të dyja palët e shohin të realizueshme këtë punë, transmeton Demokracia.com.

Kontrata e Messit me PSG-në skadon në verën e vitit 2023 dhe pikërisht atëherë Barça dëshiron të rikthejë Messin.

Synimi i Messit, por edhe i presidentit të Barcelonës, Joan Laporte, është që Messi të kthehet vitin e ardhshëm dhe të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024