Sport
Mediumi indian i jep vëmendje ndeshjes së shumëpritur mes Spanjës dhe Kosovës
Demokracia
15:21 | 30 Mars 2021

Share:

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës në eliminatoret e Kupës së Botës “Katar 2020” është më shumë se një ndeshje e thjeshtë futbolli, ku takimi në Sevilla shihet më shumë edhe se “përballje diplomatike”.

Kosova në mënyrë skandaloze ishte quajtur “territor” nga Federata e Futbollit të Spanjës kur kjo e fundit kishte publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars, shkruan “Times of India“, përcjell Demokracia.com.

Ky përshkrim nga spanjollët nuk ishte pritur mirë në Kosovë, në shtetin i cili shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Si kundërpërgjigjje, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu kishte deklaruar se “Kosova është shtet i pavarur” dhe se nuk do të luante pa flamurin dhe pa himnin nacional ndaj Spanjës.

“Ne jemi të përgatitur të mso shkojmë në Spanjë në rast të ndonjë problemi të tillë”, kishte thënë Salihu për “AFP”.

Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA me të drejta të plota në vitin 2016 dhe për herë të parë debutoi në eliminatoret e Kupës së Botës 2018.

Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro janë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, shkruan më tej mediumi indian.

Ndryshe, Spanja e pret Kosovën nesër në Sevilla nga ora 20:45 në kuadër të kampanjës eliminatore për “Katar 2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme