Sport
Mediumi i Qipros e komenton në mënyrë interesante fitoren e Kosovës e krahason me Manchester Cityn
Demokracia
20:13 | 02 Qershor 2022

Share:

Kosova e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve duke e mposhtur Qipron në Larnaca me rezultat 0:2, shkruan Demokracia.com.

Kosova ishte favorite dhe e shfrytëzoi këtë në fushë duke dhuruar spektakël dhe me plotë meritë doli triumfuese.

Valon Berisha e Edon Zhegrova shënuan, por shumë lehtë në listën e realizatorëve kanë mundur të jenë edhe Vedat Muriqi, Milot Rashica e Blendi Idrizi që kishin raste shumë të mira.

Mediumi nga Qipro, Kerkida.net ka kritikuar trajnerin e tyre, duke shkruar: “Pse, Mr. Kostenoglou…”

Ja lajmi i publikuar nga mediumi qipriot: Nga minuta e 46 deri në 65′ “hëngrëm” 11 tentime nga Kosova, por asnjë reagim nga bankina. Sa keq, sepse mundi shumë i mirë i lojtarëve tanë në pjesën e parë shkoi dëm. Ndoshta as Manchester City i Guardiolës nuk mund të bëjë kaq shumë përpjekje në 20 minuta”, shkruan mediumi nga Qipro. /Demokracia.com

Të ngjashme