Sport
Mediumi i madh zviceran e veçon përballjen e Zvicrës me Kosovën në eliminatoret për “Euro 2024”
Demokracia
14:22 | 09 Tetor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me Zvicrën si një nga kundërshtaret e Grupit I në kualifikimet për Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2024”.

Në Frankfurt të Gjermanisë sot u bë tërheqja e shortit për eliminatoret e “Euro2024”, me ç’rast Kosova u shortua në Grupin I me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën, raporton Demokracia.com.

Mediumi i madh zviceran “Blick.ch” e ka veçuar sfidën me Kosovën në artikullin e publikuar në lidhje me shortin dhe kundërshtarët e “Helvetikëve”.

“Zvicra në grup takohet me Kosovën” – kështu është titulluar artikulli në fjalë, duke përmendur vetëm “Dardanët”.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian nisin në muajin mars të vitit 2023.

Kampionati Evropian do të mbahet në tetë qytete të Gjermanisë./Demokracia.com/

Të ngjashme