Ylli i Kosovës, Milot Rashica nuk i përmbushi pritshmëritë nga adhuruesit e Kosovës në dy ndeshjet eliminatore për kampionatin botëror kundër Suedisë dhe Spanjës.
Këtë gjë e ka vërejtur edhe mediumi i afërt me skuadrën e Werder Bremenit.
Ueb faqja që qëndron afër klubit gjerman ‘Deichstube’ ka shkruat se Miloti nuk kishte sukses me Kosovën në paraqitet e muajit mars.
Ata nuk harrojnë që t’ia përmendin asistimin ndaj Lituanisë, por edhe zëvendësimet në çdo takim.
“Nga Bremen në Prishtinë, nga Prishtina në Sevilla të Spanjës dhe nga Sevilla në Bremen – Rashica ka bërë rrugë 6 mijë kilometra nëpër Evropë, por s’pati asnjë arritje. Ai bëri një asist në fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë, përndryshe s’bëri asgjë. Në të gjitha ndeshjet, ai u zëvendësua pas minutës së 70-të”, shkruhet në analizën e gazetës gjermane.
Rashica kohëve të fundit edhe në Werder nuk ka pasur momente të mira, kjo pasi është përballur me disa lëndime të cilat edhe e kanë penalizuar bukur shumë. /Demokracia.com