Sport
Mediumi gjerman pyet: Kur do të shpërthejë Milot Rashica para portës?
Demokracia
19:10 | 22 Mars 2021

Share:

Kundër Wolfsburgut, Milot Rashica nuk arriti ta shënojë golin e parë të këtij edicioni me Werder Bremenin.

Trajneri i skuadrës nga Bremeni, Florian Kohfeldt deklaroi para kësaj ndeshje se ishte optimist se Rashica do të shënonte, shkruan “Butununbinnen.de”, përcjell Demokracia.com.

“Ai do të shënojë të shtunën, e besoj këtë”, kishte thënë trajneri gjerman.

Por, Kohfeldt nuk ia qëlloi pasi futbollisti kosovar nuk e gjeti golin në humbjen 2:1 nga Wolfsburgu.

Paraqitja e 24-vjeçarit ishte ndër më të dobëtat, pasi Rashica shpesh bënte pasime të gabuara dhe u ngatërrua në driblime.

Ndryshe, Rashica është i tubuar tashmë me Kosovën para ndeshjeve të marsit, dhe pret që të realizojë ndaj Lituanisë, Suedisë apo Spanjës. /Demokracia.com

Të ngjashme