Lajme
Mediumi amerikan intervistë me Clinton| Ia publikon fotot me Thaçin kur flet për Albright dhe Kosovën
Demokracia
14:54 | 24 Mars 2022

Share:

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka dhënë një intervistë për PBS NewsHour, pas vdekjes së ish-sekretares Madeleine Albright, e cila njihet për kontributin e jashtëzakonshëm për Kosovën.

Clinton në këtë intervistë ka thënë se po i mungon shumë Albright dhe që e ka pasur mike për më shumë se 30 vite, përcjell Demokracia.com.

“Fillimisht, ajo ka qenë një shoqe shumë e afërt e Hillaryt dhe e imja, më mungon shumë. Kam pasur fatin e madh që ta kem mike për më shumë se 30 vite”, ka thënë Clinton.

Derisa në prapavijë paraqiteshin fotot nga vizita në vitin 2019 në Kosovë, ku u pritën nga ish-presidenti Hashim Thaçi, Clinton ka përmendur punën e Albright në Kosovë, përcjell Demokracia.com.

“Ajo e ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Bosnje e Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë si Sekretare e Shtetit”, ka thënë Clinton.

Albright ka vdekur në moshën 84 vjeçare, përcjell Demokracia.com.

Vdekja e saj është konfirmuar përmes një letre që është dërguar te stafi i grupit Albright Stonebridge, një kompani e krijuar nga vetë ajo.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë kryetare e bordit të politikave të mbrojtjes në Shtëpinë e Bardhë.

Albright në kohën sa ka qenë sekretare e SHBA-së ka qenë faktor kryesor për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë, përcjell Demokracia.com.

Ajo ka luajtur një rol kyç edhe në bisedimet e Rambujesë. Ish-sekretarja amerikane, edhe pas pensionimit nga politika, ka vazhduar mbështetjen për shtetit e Kosovës.

Në vitin 2019, Albright kishte vizituar Kosovën në një pritje të organizuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, ku ishte zbuluar edhe statuja e saj në Prishtinë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme