Sport
Mediet serbe merren me tifozët e Shkupit: Skandaloze shfaqën flamurin shqiptar në Zagreb dhe brohoritën “vrite serbin”
Demokracia
09:57 | 20 Korrik 2022

Share:

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi mbrëmë është përballur me Dinamo Zagrebin në Kroaci në kuadër të Ligës së Kampionëve e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Të pranishëm në stadium ishin edhe tifozët “Shvercerat” të cilët mbështetën Shkupin, transmeton Demokracia.com.

Sipas mediave serbe ata kanë qenë skandaloz pasi kanë brohoritur “Vrite serbin”.

https://twitter.com/i/status/1549508181348556803

“Në një moment të lojës, tifozët e të dyja skuadrave filluan të thërrisnin “Vrite Serbin”. Përveç kësaj, në tribunën me tifozët shkupjan u shfaq gjatë gjithë ndeshjes edhe flamuri shqiptar”, transmeton portali Net.hr. /Demokracia.com

Të ngjashme