Sport
Mediet greke zbulojnë formacionin e mundshëm të Greqisë kundër Kosovës
Demokracia
14:44 | 05 Shtator 2021

Share:

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, Kosova do ta zhvillojë një ndeshje nme shumë peshë ku do të ndeshet me Greqinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Mediat greke sot kanë zbuluar formacionin e mundshëm të kombëtares helene, shkruan Demokracia.com.

“NovaSports” ka përpiluar dy formacione dhe sipas mediumit grek; portieri, mbrojtësit dhe mesfushorët nuk do të ndryshojnë, pavarësisht se me cilin formacion do të nisë takimin kombëtarja e tyre.

Dyshimet e vetme janë në fazën e sulmit, ku mbetet të shihet Pavlidis dhe Douvikas do të nisin bashkë nga fillimi në vijën e sulmit dhe të ndihmuar nga Bakasetas, apo Pavlidis do të jetë i vetëm në sulm, por i ndihmuar nga Mantalos dhe Vrousal. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme