Lajme
Mediat serbe raportuan se Ushtria e Kosovës po qëndron në veri, reagon policia
Demokracia
22:00 | 21 Shtator 2021

Share:

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar pas raportimeve të mediave serbe se Ushtria e Kosovës është përfshirë në operacionin në veriun e Kosovës. 

Policia thotë se në aksion janë të inkuadruar vetëm zyrtarët policorë, përcjell Demokracia.com.

“Vlen të potencohet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës, përderisa pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurise janë të pavërteta.
Andaj, Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, përmes këtij informacioni zyrtar reagon dhe njëherit demanton shkrimet e disa mediave/portaleve serbe”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Informacion për media
Prishtinë, 21 shtator 2021
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe ndër të tjera menaxhimin dhe kontrollin e qarkullimit kufitar në nivel vendi.
Me qëllim të realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, në operacione të caktuara bëhen planifikimet e nevojshme operacionale, përfshirë planifikimet e burimeve njerëzore dhe ato logjistike, varësisht prej natyrës dhe nevojës operacionale.
Vlen të potencohet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës, përderisa pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurise janë të pavërteta.
Andaj, Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, përmes këtij informacioni zyrtar reagon dhe njëherit demanton shkrimet e disa mediave/portaleve serbe./Demokracia.com/

Të ngjashme