Lajme
Mediat serbe për rastin që e përmendi Hovenier: Punëtorët e Postës janë liruar, dinarët dhe vetura janë sekuestruar
Demokracia
22:45 | 04 Shkurt 2024

Share:

Mbrëmë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë që ka transportuar dinarë.

“Ne jemi të shqetësuar edhe nga aksionet e Policisë së Kosovës sot për të sekuestruar dinarë serb dhe automjetin transportues që distribuonte pagesat e përfitimeve sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë destinuar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”, ka shkruar Hovenier.

Mediat serbe kanë raportuar rreth ketij rasti sot duke thënë se tre punëtorë të Postës (së Serbisë që operon në Kosovë), janë liruar ndërsa dinarët që po bartnin dhe vetura janë ‘konfiskuar’, siç shkruajnë ata. Sipas mediave serbe rasti ka ndodhur në Gorazhdevc të Pejës. Po ashtu, sipas njoftimeve nga Beogradi ka reaguar edhe Posta e Serbisë duke folur për “arrestime dhe presion” ndaj kësaj ndermarrjeje që operon në Kosovë, shkruan Express.

 

Të ngjashme