Lajme
Mediat serbe “kënaqen” me përplasjen e dhunshme të demokratëve në Tiranë
Demokracia
17:28 | 08 Janar 2022

Share:

Mediat në Serbi i kanë dhënë hapësirë të madhe protestës së dhunshme të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij sot në Tiranë.

Të gjitha mediat e Beogradit kanë raportuar me tituj bombastik si “Kallet kryeqyteti shqiptar”, “Lufta për pushtet gjithnjë e më e ashpër”, “Gaz lotsjellës, dhunë dhe përplasje në Tiranë”, e tituj të ngjashëm, shkruan Demokracia.com.

“Pjesëtarët e dy rrymave të partisë Demokratike opozitare sot janë konfrontuar ndërmjet vete në Tiranë. Përleshjet kanë ndodhur pasi që një grup ka tentuar të hyjë në selinë e partisë pas betejës për drejtimin e saj”, shkruajnë ndër tjerash këto media.

Aty përmendet edhe Sali Berisha, si ish lider i PD-së, që tash me mbështetësit e tij po tenton ta heqë nga drejtimi i partisë, Lulzim Bashën, duke e akuzuar atë si ‘peng’ i kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e sotme në Tiranë janë arrestuar mbi 20 protestuese, derisa ka pasur edhe të lënduar. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme