Lajme
Mediat serbe i japin jehonë të madhe ironisë së Edi Ramës për “vëllazërinë” me Vuçiqin
Demokracia
18:51 | 20 Qershor 2022

Share:

Mediat serbe i kanë dhënë jehonë të madhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot në Prishtinë, ku ai ironizoi me pyetjen e gazetarëve, duke thënë se është “vëlla i Vuçiqit”, shkruan Demokracia.com.

Edi Rama ka komentuar sot me ironi raportimet e mediave, pasi që është pyetur nëse ka orientime proserbe.

Rama me rastin e raportimeve që janë publikuar, pasi që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e kishte shpërndarë një postim, ku kryeministri shqiptar cilësohej si proserb, ka thënë se “është edhe më shumë se aq”.

“Sa i përket se a jam proserb, unë jam më shumë se aq. Unë jam vëllai i Vuçiqit, por qëndrimi im është se një Serbi e radikalizuar nuk na duhet, veçanërisht në kontekstin e sotëm. Nëse e shihni sasinë e qeshjeve dhe ironisë kur jemi unë dhe Kurti bashkë, do të thoshit, ai nuk është vëllai i Vuçiqit, por i Albinit. Me lejoni që të jem vëllai edhe i njërit edhe i tjetrit”, ka thënë me ironi Rama. /Demokracia.com/

Të ngjashme