Sport
Mediat serbe i gëzohen lajmit se Xhaka po hetohet për kurdisje, ja çfarë shkruajnë ato
Demokracia
14:11 | 18 Qershor 2022

Share:

“Provokatori shqiptar nën hetime, kërkohet pezullimi i tij nga futboll”. Kështu e nis shkrimin portali serb “Kurir” i cili vazhdon të ndjell vrer ndaj Granit Xhakës, që nga koha kur ai “bombardoi” portën e  Serbinë në Botërorin e Rusisë me një supergol, derisa festoi me “shqiponjë”, transmeton Demokracia.com.

Granit Xhaka sipas Daylimail është nën hetim nga Agjencia Kombëtare e Krimeve pasi ka dyshime se ai ka marrë me dashje karton të verdhë në ndeshjen me Leeds, e cila u luajt më 18 dhjetor 2021.

Në Serbi po shpresojnë se ylli kosovar do të ndëshkohet, madje kërkojnë të pezullohet nga futbolli, por kjo do të mbetet vetëm edhe një “dëshirë e parealizuar” e tyre.

Federata e Futbollit të Anglisë prej gjysmë viti ka nisur hetimet për këtë rast, pasi dyshon se Xhaka ka marrë një karton të verdhë për të kryer një mashtrim bastesh, shkruan “The Sun”.

Sipas “Daily Mail”, dikush ka paguar 50 mijë funte për t’i marrë Xhaka një kartë dhe për këtë ka fituar 250 mijë paund, gjë që ka ngjallur dyshime në Agjencinë Kombëtare për Luftën kundër Krimit, e cila ka nisur menjëherë hetimet. /Demokracia.com

 

Të ngjashme