Lajme
Mediat në Maqedoni: Vetura në lumin Lepenc është e familjes nga Kosova – ka trupa brenda
Demokracia
19:00 | 18 Qershor 2023

Share:

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc.

Ajo që tashmë është konfirmuar edhe nga gazetari i Klan Macedonia nga vendngjarja, vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka trupa njerëzish.

Momentalisht, siç thotë gazetari Furkan Saliu, dy trupa janë të dukshëm nga distanca, ndërsa për trupin e tretë nuk ka konfirmim.

Në kërkim janë tre persona të cilët janë raportuar të zhdukur që prej aksidentit të djeshëm.

Të ngjashme