Lajme
Mediat lokale: Shpërthimi i bombolës së gazit, arsyeja e vdekjes së 81-vjeçarit në Mitrovicë
Demokracia
17:30 | 08 Prill 2023

Share:

Pak më parë u raportua për një vdekje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Siç raportojnë mediat lokale atje,  shkaku që çoi në vdekjen e 81 vjeçarit ishte shpërthimi i një bombole gazi në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe mjekësia ligjore gjersa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Të ngjashme