Lajme
Mediat kroate: Ky është shkaku i aksidentit ku vdiqën 10 persona, mes tyre edhe shoferi
Demokracia
11:25 | 25 Korrik 2021

Share:

Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident afër Slavonski në Koraci, dhe të paktën 40 persona po marrin trajtim mjekësor.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Mes të vdekurve është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po e voziste autobusin në atë kohë, raporton ky medium.

Të ngjashme