Lajme
Mediat finlandeze e shpallin ‘diktator’ Erdoganin, pas kërkesave për censurim
Demokracia
14:13 | 10 Qershor 2022

Share:

Drejtori dhe kryeredaktori i lajmeve YLE, Juoko Jokinen, hodhi poshtë kërkesat e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të ndalur transmetimin e intervistave me “liderët terroristë” të enjten, duke i përshkruar ato si “imagjinata delirante të një diktatori”, shkruan Euractiv.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se parakusht për dritën e gjelbër të Finlandës dhe Suedisë në anëtarësim në NATO është se transmetuesit publikë të këtyre shteteve duhet t’i ndalin intervistat me “liderët terroristë”, përcjell Demokracia.com.

Presidenti turk i shprehi kërkesat e tij në një konferencë për shtyp të mërkurën me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro. Komentet e Erdoganit ka të ngjarë të nxiteshin nga raportet e fundit nga Kompania e Transmetimeve Finlandeze (YLE) nga Siria dhe një intervistë me liderin kurd Salih Muslim.

“Bota nuk do të ndryshojë duke u përpjekur për të shfrytëzuar mediat dhe lirinë e shprehjes”, tha Jokinen në faqet e internetit të YLE. Mbështetje sigurojë edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Pekka Haavisto, duke thënë se Kompania Transmetuesve finlandezë ka liri të plotë të shtypit, si gjithë mediat e tjera në vend. /Demokracia.com/

Të ngjashme