Lajme
Mediat e afërta me Vuçiqin: “S’ka progres, Kurti po refuzon gjithçka”
Demokracia
14:41 | 18 Gusht 2022

Share:

Po presim për ditët në vijim. Me këtë fjali, thirret në burim të vetin, mediumi nga Beogradi, Blic.

“Nuk ka progres në dialog sepse Kurti po refuzon gjithçka”, citon tutje këtë burim ky medium serb.

“Nuk ka asnjë progres në Bruksel sepse Albin Kurti po refuzon çdo lloj kompromisi”, mëson ky medium, përkthen Periskopi.

Aleksandër Vuçiqi ka ftuar serbët e Kosovës, përfaqësues të tyre, për një takim të dielën në Beograd, raporton Blici.

Sipas raportimit, në këtë takim janë ftuar ‘të gjithë përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë, liderët e Listës serbe, të gjithë kryetarët e komunave, drejtorët e spitaleve, etjerë.

“Nëse kjo ka të bëj me atë se diçka nuk po shkon mirë në Bruksel, do të mësojmë më vonë”, shkruan medium serb, duke u thirrë në burime të veta.

Të ngjashme