Lajme
Mediat botërore shkruajnë për rikthimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë
Demokracia
14:43 | 20 Qershor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës dhe autoritetet e kryeqytetit i bashkuan forcat të hënën për ta kthyer në shtëpi festivalin ndërkombëtar muzikor të themeluar nga babai i Dua Lipës, i cili ishte zhvendosur pas mosmarrëveshjeve me organizatorët, shkruan Associated Press.

Një javë më parë, festivali “Sunny Hill” lajmëroi se po zhvendosej në Shqipëri, pas një mosmarrëveshjeve në mes të partisë qeverisëse dhe asaj në fuqi në Prishtinë, e cila ndaloi organizatorët për të marrë leje për festivalin, që ka kapacitet ditor rreth 15,000, përcjell Demokracia.com.

Në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës, të hënën ata thanë se janë marrë vesh që edicioni i këtij viti të mbahet në Prishtinë dhe të vazhdojë diskutimet për mbajtjen e festivalit në lokacionin e zakonshëm prej vitit të ardhshëm.

Një edicion i veçantë, me një tjetër line-up të artistëve, do të mbahet në Tiranë më 26-28 gusht.

Disa nga artistët që do të performojnë këtë vit janë Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe performuesit shqiptarë.

Gjithashtu, performues do të jenë edhe dy artistë të mëdhenj botërorë që nuk janë zbuluar ende. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Dua Lipa: Festivali “Sunny Hill” rikthehet në shtëpinë e tij, Prishtinën

Të ngjashme