Lajme
Media serbe: Policia e Kosovës i tha KFOR-it se kanë urdhër për të mos u larguar nga objekti komunal
Demokracia
15:47 | 29 Maj 2023

Share:

Raportohet nga mediat serbe se komandanti i KFOR-it për rajonin lindor ka dalë nga objekti komunal i Zveçanit ku ishte duke biseduar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku mëpastaj u është kërkuar protestuesve të lëshojnë rrugë që automjetet e njësisë speciale kosovare të kalojnë, dhe vende te tyre t’i zënë patrollat e KFOR-it.

Komandati i KFOR-it, siç e citon Kosovonline, thotë gjithashtu se i është thënë nga forcat e policisë kosovare se kanë urdhër të mos largohen nga ndërtesa komunale, në ç’rast, gjithnjë sipas mediumit në fjalë, edhe komandanti i KFOR-it i ka thënë se as ata nuk largohen nga aty.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili ka qenë duke negociuar me pjesëtarë të KFOR-it ka thënë se kërkesat e protestuesve po shqyrtohet.

“Tregoi kuptim të mirë për shqetësimet tona, dhe kupto se pse njerëzit janë këtu. S’folëm për imtësira, por dërguam thelbin e mesazhit. Duam që ata që u futën ilegalisht në ndërtesa të largohen dhe që mpastaj ndërtesa të sigurohet nga KFOR-i, dhe pastaj i ndajmë rrugën. Po presim për përgjigje, po flasin me eprorët e tyre”, ka thënë Simiq.

Të ngjashme