Lajme
Media amerikane: Rusët duan të dërgojnë armë bërthamore në hapësirë
Demokracia
23:38 | 14 Shkurt 2024

Share:

Kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner ka ngritur shqetësimin për kërcënim serioz të sigurisë kombëtare, në vend.

Pas mbledhjes së Komitetit të Tetë në Kongres, në SHBA është ngritur alarmi lidhur me një kërcënim pas të cilit dyshohet se qëndron Rusia.

Sipas rrjetit amerikan ABC News, në Kapitol është diskutuar lidhur me një informacion se rusët duan të vendosin armë bërthamore në hapësirë, për ta përdorur atë kundër satelitëve.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se ai kishte kontaktuar personalisht për të organizuar një takim me anëtarët e lartë të komiteteve të sigurisë kombëtare, përpara se Turner të paralajmëronte publikisht për atë që e konsideron një kërcënim serioz.

Të ngjashme