Lajme
“Me zgjidh problemin e Çamërisë”| Ahmeti i PSD-së ironizon me vizitën e Kurtit në Greqi
Demokracia
19:00 | 17 Korrik 2023

Share:

Kurti aktualisht ndodhet në Greqi ku po merr pjesë në një konferencë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se para një javë, kryeministri Kurti është ftuar nga Rama për drekë jofromale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se Kurti e ka njoftuar Ramën që nuk mund të marrë pjesë në drekë pasi Kurti më parë kishte konfirmuar se do të shkojë në Greqi për një konferencë, ku sipas Kryeziut, paneli për Ballkanin Perëndimor është në ditën e njëjtë.

Por me viziten e Kurtit në Greqi, ka ironizuar aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, duke shpërndar një foto të Kurtit teksa i njejti në të kaluarën siç duket po fliste për Çamërinë. Ahmeti ka ironizuar duke shkruar se Kurti ndodhet në Greqi për të zgjidhur problemin e Çamerisë.

“Oo me zgjidhe problemin e Çamerise shkon ky ne Greqi se tybe per qef sish shku.”

Të ngjashme