Lajme
Me vlerë 250 mijë dollarë, dhuratat që Trump nuk i deklaroi gjatë presidencës së tij
Demokracia
11:15 | 18 Mars 2023

Share:

Familja e ish-presidentit amerikan Donald Trump nuk ka deklaruar më shumë se 100 dhurata, vlera totale e të cilave është më shumë se 250 mijë dollarë. Këto dhurata, shumë prej të cilave ishin nga udhëheqës të huaj, janë të detajuara në një raport nga Demokratët e Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve.

Ato përfshijnë një grup librash nga presidenti Xi Jinping i Kinës dhe shkopinj golfi të veshur me ar, nga kryeministri i atëhershëm japonez Shinzo Abe.

Raporti prej 15 faqesh thekson se Trump gjithashtu nuk deklaroi asnjë qilim mëndafshi prej 12,000 dollarësh nga presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev dhe një tekst shkollor prej 35,000 dollarësh me dorezë fildishi, që i ishte dhënë atij nga udhëheqësi i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani.

Një portret i dhuruar nga Presidenti i El Salvadorit Naguib Buquele gjithashtu nuk u zbulua nga komiteti, sipas raportit të tij. Vendndodhja e disa prej dhuratave, përfshirë portretin, nuk dihet, thanë demokratët.

“Demokratët në komitet janë të përkushtuar për të gjetur vendndodhjen përfundimtare të këtyre dhuratave të shtrenjta që janë zhdukur,” tha Jamie Raskin, D-Maryland, i cili udhëhoqi hetimin e kongresit, duke shtuar se demokratët gjithashtu duan “të zbulojnë nëse këto dhurata u përdorën për të ndikuar në politikën e jashtme të presidentit”.

Raskin tha gjithashtu se gjetjet e Komisionit hedhin dritë mbi “mospërfilljen e Shtëpisë së Bardhë për sundimin e ligjit dhe keqpërdorimin sistematik të dhuratave të mëdha nga qeveritë e huaja”.

Mosdeklarimi i këtyre objekteve është në kundërshtim me ligjin, nënvizoi ai. Donald Trump nuk iu përgjigj kërkesave për koment mbi raportin.

Kjo listë e gjatë përfshin gjithashtu dhurata të huaja për anëtarët e familjes Trump, duke përfshirë Melania Trump, Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Të ngjashme