ShowBiz
Me videon provokuese në TikTok, Bebe Rexha jep mesazhin inkurajues për gratë (VIDEO)
Demokracia
21:01 | 30 Qershor 2021

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit më të fundit, “Better Mistakes”.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente me ndjekësit nga përditshmëria e saj. Së fundmi, Bebe ka tërhequr vëmendjen me një video provokuese në TikTok.

Ndërsa vallëzon nën ritmet e këngës”Good Form”, Bebe shihet e veshur me bikini duke vënë në pah linjat trupore.

Rexha përdori videon e saj për të përcjellë një mesazh motivues ndaj grave që ta duan veten e tyre ashtu siç janë.

Në fillim të këtij muaji, artistja prezantoi koleksionin e saj të parë të të brendshmeve me Adore Me, me qëllimin për t’i bërë gratë të ndihen të bukura me trupin e tyre.

@beberexha

Feeling like a bad bitch today.

♬ good form remix – ridewitemm

Të ngjashme