Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duket se s’po i mjafton pozita që ka dhe e ka bërë ‘fet’ me drejtësi. Ajo së fundi i ka “hyrë” edhe aktrimit. Haxhiu ishte mysafire në serialin komik “Hetuesia”.
Haxhiu po i duket sikur punët me drejtësinë i ka rregulluar dhe e ka komoditetin edhe të aktrojë, shkruan Demokracia.com.
Jo shumë ditë më parë, Haxhiu tha se Kosova vazhdon të renditet në vendet më të korruptuara.
“Në fushatën zgjedhore të këtij viti, para 14 shkurtit, kemi pasur prioritet luftimin e krimit dhe korrupsionit. Kosova ende rangohet në vendet më të korruptuara dhe ka pasur pandëshkueshmëri”, kishte thënë Haxhiu, përcjell Demokracia.com.
Albulena Haxhiu si pjesë e këtij seriali shihet madje edhe me veturë zyrtare. Megjithatë, abuzimi me veturë zyrtare nuk është i pa dëgjuar për të, pasi që në Qeverinë Kurti 1 ajo ishte parë duke i marrë me veturë zyrtare fëmijët e saj nga një çerdhe të Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje në opozitë i kritikonte vazhdimisht pushtetet e kaluara për abuzimin e veturave zyrtare për punë private./Demokracia.com/