Lajme
Me veturë e goditi qëllimisht një person dhe iku, 25-vjeçari arrestohet për vrasje në tentativë
Demokracia
17:45 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Një 25-vjeçar me inicialet M.M. është arrestuar nga Policia e Kosovës për vrasje në tentativë.

Ai, siç njofton Policia, mbrëmë e kishte goditur qëllimisht me veturë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda, e duke ikur më pas.

“Më datë 16. dhjetor 2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën “ UÇK ” në Pejë ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret kanë kuptuar se i dyshuari e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit M. M. i lindur me 1998”, thuhet tutje në njoftim.

“Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 17. 12. 2023 është arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin”, njofton Policia.

Pas intervistimit të tij në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të ngjashme