Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen e javës së 14-të në La Liga midis Granadës dhe Real Madridit.
Los Blancos ka mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultat 1-2 në favor të tyre në “Estadio Nuevo Los Carmenes”, shkruan Demokracia.com.
Serinë e golave për “mbretërit” e ka hapur Marco Asensio që kaloi Real Madridin në avantazh në minutën e 19-të.
Nacho Fernandez dyfishoi shifrat gjashtë minuta më vonë. Toni Kroos u përkujdes të luajë rolin e asistuesit në dy golat e skuadrës së tij.
Megjithatë, Granada u rikthye në lojë dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e 45 minutave të para kur shënoi Suarez, me ndihmën e Casemiros që devijoi topin për ta dërguar në rrjetë.
Vendasit kishin edhe disa gjysmë raste tjera për ta barazuar rezultatin, por që nuk arritën synimin. /Demokracia.com