Sport
Me tre gola të shënuar, mbyllet pjesa e parë në derbin mes Arsenalit dhe Liverpoolit
Demokracia
18:22 | 09 Tetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në derbin e javës në Premierligë ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit.

Arsenali ka avancuar 2:1 në stadiumin “Emirates” në Londër kundër Liverpoolit, shkruan Demokracia.com.

Ende pa kaluar një minutë i plotë lojë, saktësisht në sekondën e 58-të, Martinelli kaloi Arsenalin në avantazh nga afërsia.

Epërsia e “Topçinjve” zgjati deri në minutën e 34-të kur sulmuesi Nunez barazoi shifrat pas asistimit nga Diaz.

Megjithatë, vendasit siguruan sërish avantazhin në minutën e pestë shtesë kur Saka realizoi nga afërsia.

Kjo përballje është në kuadër të xhiros së dhjetë në elitën e futbollit anglez./Demokracia.com/

Të ngjashme