Disa javë para përfundimit të kampionatit, Rangers është shpallur kampioni i ri i Skocisë në futboll.
Pas barazimit të sotëm pa gole mes Dundee Unitedit dhe Celticut, skuadra e Steven Gerrard e ka fituar titullin e kampionit, shkruan Demokracia.com.
Titulli i kampionit në “Ibrox” vjen për herë të parë pas një dekade.
Gjithë ky sukses vjen falë punës së madhe të Gerrardit në një projekt që zgjati për rreth tri vjet.
Me 32 ndeshje të zhvilluara, Rangers grumbulloi 88 pikë, me 28 fitore, katër barazime dhe asnjë humbje. /Demokracia.com
Wins: 28
Draws: 4
Defeats: 0
Scored: 77
Conceded: 9Steven Gerrard’s Rangers have won the title without losing a game 😤 pic.twitter.com/5k5KwBSEhz
— ESPN FC (@ESPNFC) March 7, 2021