PDK sot në konferencë për media e zbuloi se kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është në pritje për licensim për shit-blerje të rrymës.
Në lidhje me këtë ka reaguar analisti i njohur, Lirim Mehmetaj i cili ka thënë se kjo është më shumë se kriminale.
“A e dini çfarë niveli të mos kokëçarjes duhet me pas këta, që me u zhytë në krim kaq thellë, kaq ashiqare, kaq paturpësisht.” , ka shkruar ndër të tjera Mehmetaj në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Shefi i kabinetit të Albin Kurtit me kompani për shit-blerje të energjisë…
Tashmë kjo është e tepërt dhe ma shumë se kriminale.
Shefi i kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi, përmes vëllait të tij, paska aplikuar me kompaninë që e ka themelu vetë për t’u licencuar si kompani që merret me shit-blerje të energjisë.
Paramendojeni more. Veç ndaluni e paramendojeni.
A e dini çfarë niveli të mos kokëçarjes duhet me pas këta, që me u zhytë në krim kaq thellë, kaq ashiqare, kaq paturpësisht.
Kjo është sikur një kriminel të futet në grabitje të bankës në pikë të ditës, pa maskë. Sepse e di që policia atë as nuk e ndjek e aq më tepër ta arrestojë.
Çka është kjo fëlliqësi morë kështu? Çka janë këta barbarë? Kush janë këta kriminelë që s’çajnë trapin kështu?
Po ju më mirë veç kapeni buxhetin e shtetit dhe transferojeni në konto private. Veç i kurseni kohë vetit, se për nga niveli i krimit e njëjta gjë është.
O militant trutharë, a duhet edhe frigoriferin në shtëpi me ta vjedh që ti me marrë vesh a çka është puna?