Lajme
Më shumë se 7 milionë qytetarë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës
Demokracia
17:31 | 08 Qershor 2022

Share:

Më shumë se shtatë milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus .

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë me dije se gjithsej janë regjistruar 7.023.559 kalime kufitare nga Ukraina që nga data 24 shkurt që përkon me fillimin e luftës.

Numri i refugjatëve individualë nga Ukraina të regjistruara në të gjithë Evropën ishte 4,712,076, me Poloninë, Rusinë dhe Moldavinë ndër vendet kryesore pritëse.

Të ngjashme