Lajme
Më shumë se 300 të ftuar, detajet nga darka mes Biden dhe Macron
Demokracia
16:48 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Më shumë se 300 personalitete ishin të ftuar në darkën shtetërore që presidenti amerikan, Joe Biden shtroi për nder të homologut të tij francez, Emmanuel Macron ditën e djeshme në mbrëmje, një listë që përfshinte të gjithë  duke filluar nga zyrtarët qeveritarë, stilistët francezë të modës, disa aktorë, donatorë të mëdhenj dhe deri te prezantuesit e emisionit “Morning Joe” i MSNBC-së.

Pjesë e darkës ishte edhe kryeredaktorja e ”Vogue”, Anna Ëintour apo Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple. Biden ftoi gjithashtu liderët republikanë, përfshirë senatoren Susan Collins dhe deputetin Kevin McCarthy./alsatmk

Të ngjashme