Lajme
Më shumë se 30 të vrarë nga sulmi me raketa në stacionin në Ukrainë
Demokracia
11:33 | 08 Prill 2022

Share:

Kompania shtetërore hekurudhore ka bërë të ditur se më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit Kramatorsk.

Kramatorsk ishte një nga stacionet që ende funksiononte në Ukrainë, dhe guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ishin atje në atë kohë, duke u përpjekur të hipnin në trenat jashtë zonës.

Kreu i hekurudhave ukrainase tha se stacioni ishte goditur nga dy raketa./Klan Kosova/

Të ngjashme