Lajme
Më shumë se 30 lokale i mashtruan shitësit me etiketa të origjinës së produktit
Demokracia
22:17 | 06 Janar 2023

Share:

Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të premten se ka shqiptuar gjoba në mbi 30 lokale pasi kanë mashtruar me etiketa të origjinës së produktit.

Sipas Inspektoratit, në rastet më të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës, në produktet që janë me origjinë të shteteve fqinje. Sipas fotove të publikuara nga MINT-i, ndryshimi i origjinës po bëhet në produktet serbe në kohën kur ka nisur një fushatë për bojkotimin e tyre.

“Në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej një mijë (1,000) euro deri në dhjetë mijë (10.000) euro si masë ndëshkuese”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Inspektorati i Tregut u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë parregullsitë nëpër lokale ku kryejnë blerjet.

Të ngjashme