Lajme
Më shumë se 3 orë pritje në kufirin në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë
Demokracia
17:11 | 25 Gusht 2022

Share:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat e kalimit kufitar.

Sipas kësaj qendre, për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona, ndërsa për të dalë po.

Pika më e ngarkuar është ajo në Merdare, ku për të dalë kolonat janë deri në 1 mijë e 700 metra, që i bie më shumë se 3 orë.

Kolona janë krijuar edhe te Dheu i Bardhë, ku kolona është 600 metra.

Në tjerat pika kufitare, për të dalë nga Kosova, nuk ka kolona.

Të ngjashme